Multikulturalizmi është një parim i njohur botërisht i bashkëjetesës paqësore, i bazuar në tolerancën e marrëdhënieve ndërmjet kulturave të ndryshme. Tipari karakteristik i multikulturalizmit është toleranca.

Azerbajxhani, duke qenë një hapësirë ku kryqëzohen qytetërime të ndryshme, është njohur prej shekujsh edhe si një vend ku është formuar një mjedis i diversitetit kombëtar dhe kulturor, ku përfaqësues të kombësive dhe besimeve të ndryshme jetojnë në kushte paqeje, prosperiteti, mirëkuptimi dhe dialogu të ndërsjellë. Dhe bujaria në lidhje me karakteristikat e popujve, kombësive dhe feve të ndryshme është e qenësishme në mentalitetin e popullit të Azerbajxhanit. Në të gjitha fazat historike në territorin e Azerbajxhanit, u krijuan marrëdhënie të ngushta midis komuniteteve etnike dhe fetare; nuk janë vërejtur fakte të diskriminimit në baza kombëtare, fetare dhe racore. Multikulturalizmi për Azerbajxhanin nuk është vetëm një politikë kombëtare, por edhe një mënyrë jetese.

Azerbajxhani, ku shumica e popullsisë është myslimane shiite, quhet gjithashtu shtëpi edhe nga grupe të tjera etnike dhe fetare, duke përfshirë të krishterët dhe hebrenjtë. Respekti dhe toleranca për pakicat kombëtare luajtën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit në antikitet, në epokën e Rrugës së Mëndafshit të Madh dhe së tashmes. Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik dhe që kur Azerbajxhani fitoi pavarësinë e tij, pakicat kanë qenë gjithmonë të përfaqësuara në qeverinë e republikës.

Aktualisht ekzistojnë disa komunitete të ndryshme kulturore që veprojnë vetëm në Baku. Pra, ka komunitete të: rusëve, ukrainasve, laksëve, lezginëve, sllavëve, tatëve, tatarëve, gjeorgjianëve, ingilojve, talishëve, avarëve, turqve mesketë, hebrenjve europianë dhe malësorë, gjermanëve dhe grekëve. Unë shpresoj se armenët etnikë do të kthehen në Azerbajxhan dhe do të rivendosin gjithashtu komunitetin e tyre. Ata kanë qenë gjithmonë të mirë integruar në shoqërinë dhe realitetet e Azerbajxhanit dhe besoj se mund të jenë sërish një pjesë e mirë e jetës multietnike të Azerbajxhanit. Në përgjithësi, komunitete të tilla ekzistojnë në të gjitha zonat ku pakicat etnike jetojnë dendur. Gjatë periudhës së rritjes së numrit të fenomeneve si ksenofobia dhe intoleranca fetare në rajone të ndryshme të botës, në Azerbajxhan dhe Shqipëri është krijuar një model unik i dialogut dhe tolerancës ndërfetare, i cili mund të shërbejë si shembuj të veçantë për shumë vende të botës dhe komunitetit botëror.