Francesco Calzona, i cili do të drejtojë Sllovakinë në “Euro 2024”, do të ketë një rol të dyfishtë deri në fund të sezonit, duke shkuar drejt Napolit. Italiani tashmë debutoi në stolin e skuadrës së tij të re në barazimin me Barcelonën (1-1), në xhiron e 16-tës së Champions League.

Jan Kovacic, president i Federatës Sllovake të Futbollit, shpjegoi se si e mori vendimin për të lejuar Francesco Calzonan të jetë trajner edhe i Napolit.

“Javën e kaluar, unë dhe Francesco Calzona vendosëm të zgjasim kontratën e tij deri në vitin 2025, me opsion për t’ia zgjatur edhe një vit në rast kualifikimi në WC 2026. Të dielën në mëngjes, trajneri më tha se Napoli iu afrua, por ai nuk do kanë nisur negociatat pa pëlqimin tonë, kështu që ekzekutivi i Napolit na dërgoi një email, duke pyetur nëse ekzistonte mundësia e lirimit të teknikut deri në fund të sezonit.

Kam pasur disa diskutime të gjera me Francesco Calzona dhe Marek Hamsik dhe më pas kemi debatuar se si mund të funksionojë kjo situatë që kombëtarja sllovake të mos pësojë dëme. Të dielën dhe të hënën kemi gjetur një zgjidhje të përshtatshme”,- tha Jan Kovacic, në një intervistë për “Sport.sk”.

Presidenti i Federatës Sllovake të Futbollit zbuloi edhe klauzolën në marrëveshjen me Napolin: “Ne kemi firmosur një klauzolë, sipas të cilës mund ta ndërpresim kontratën me Napolin në çdo kohë” .

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Napoli e do Calzona edhe sezonin e ardhshëm, Kovacic u përgjigj: “Nëse kjo ndodh, ne do ta shohim. Napoli do të duhet të negociojë me ne. Francesco Calzona është trajneri ynë deri në vitin 2025, por atë e lamë të stërvisë Napolin deri në verën. Nuk ka marrëveshje tjetër.”