Në mbledhjen e Asambleja e Partise Socialiste që pritet të mbahet ditën e nesërme (11 shkurt) do të ketë riorganizim të strukturave dhe analizë të gjetjeve të bëra nga 400 anëtarët sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në një lidhje ‘skype’ për Report Tv duke theksuar se pret që deri në pranverë të jetë mbyllur procesi zgjedhor brenda partisë deri në nivelet e anëtarëve të asamblesë për të nisur fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

“400 anëtarët e asamblesë janë shpërndarë në terren këto 2 muaj dhe nesër do kemi një raportim të tyre për raportimin e problematikave dhe gjetjeve në terren. Deri në pranverën e këtij viti ne duhet të kemi përbyllur vakancat që kemi brenda partisë. Punë përgatitore që PS e ka traditë para çdo provcesi zgjedhor. Presim të kemi një prezencë maksimale të anëtarëve të asamblesë.

Jemi në proces zgjedhor në PS, kemi një lëvizje statutore, zgjedhja e kryetarëve të organizatave. Do ketë një vlerësim për gjithësecilin prej tyre dhe do hyjë në një test gjatë kësaj periudhe. Do preken të gjithë nga kryetarët e organizatave e deri në të gjitha nivelet për të shkuar më pas në zgjedhjet e Asamblesë që do zhvillohen në pranverë”- u shpreh Klosi.