Me mbylljen e merkatos së dimrit, Pep Guardiola ka komentuar interesimin e klubeve si Real Madridi për Erling Haaland, në një kohë kur Manchester City po tenton të rinovojë me sulmuesin norvegjez, i cili ka kontratë deri në vitin 2027.
“Çfarë mendoni? Se ne nuk duam që Erling të qëndrojë këtu për një dekadë? Ne duam që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë”,- tha trajneri Guardiola, duke mos komentuar ofertat për lojtarin: “Unë nuk jam i përfshirë në këtë.
Kjo ka të bëjë gjithmonë me dëshirën e lojtarit dhe të klubit. A qëndroni apo do të largohet? Ai mbërriti sezonin e kaluar dhe ndikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm, edhe këtë sezon. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen nuk e di, sinqerisht, por ne jemi të lumtur që e kemi.”
“Shpresoj të jetë i lumtur që është me ne. Unë nuk e di pjesën tjetër. Nuk mund të kontrolloj se çfarë thonë njerëzit”,- shtoi ai, duke shtuar se kur do të zgjidhet gjithçka: “Kjo do të ndodhë kur Erling të vendosë të rinovojë kontratën, ose jo. Kur klubi vendos të rinovojë kontratën apo jo. Ose kur kemi oferta të mundshme për të apo jo. Nëse doni Erling, është e lehtë: kontaktoni Manchester Cityn dhe pyesni.”