Nëna e 27-vjeçares që u vetëvra në Kamëz, pas shantazheve pas një fotoje intime të publikuar në rrjetet sociale, ka bërë një kërcënim publik. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti, nëna e viktimës tha se kërkon drejtësi për vajzën e saj.
“Punova dy ditë aty, më pas gjeta një punë tjetër në Bathore. Goca më tha; meqë ke këtë punën tjetër, po shkoj unë aty. Ditën e parë shkoi me gocën, i dha 20 mijë lekë. Ditën tjetër shkoi vetëm, dhe nuk i kishte dhënë lekë gocës se do nxirrte gjoja gruan nga spitali. Ditën e dytë i dha një çantë me lodra për mbesën. Më tha; kur të vi do t’i jap lekët.
I thashë mos shko më se do të gjejmë një punë tjetër. Vajza nuk ishte e shqetësuar, ishte e qetë. Ditën e shtunë pasdite nga ora 5 erdhi motra nga puna, dhe po bënte foto me Ambrën. Nuk më tha asnjë reagim se kishte shqetësim. Dje kam qenë në policinë e Kamzës dhe i kam thënë; nxirreni nga burgu. Ai në tiktok ka thënë se do të dalë se është me arkivol. Nëse shteti nuk bën gjë, me këto duar, do ta bëj copa-copa dhe kufoma do të dorëzohet në Policinë e Kamzës, është betim që i kam dhënë te varri vajzës. Djalin dhe vajzën nuk e fus, vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr atë nga burgu se është me kartelë dhe është pa lekë, unë do të marr hak.”, tha nëna e 27-vjeçares.