Nga Santos te Santosi. Thashethemet e fundit për të ardhmen e Neymarit flasin për një rikthim të mundshëm në vendin e tij të lindjes. Sulmuesi brazilian i Al-Hilal, i cili dëmtoi gjurin në fillim të sezonit, mund të kthehet në Brazil përpara përfundimit të kontratës së tij me klubin arab.
Sipas Daily Mail, presidenti i Santosit, Marcelo Teixeira, tregon se është takuar me Neymarin dhe duket se “ka një shans të mirë për ta bindur atë”.
Ylli brazilian, i cili do të qëndrojë jashtë fushe përgjatë gjithë sezonit, për shkak të dëmtimit të rëndë, ka nënshkruar një kontratë me Al-Hilalin deri në vitin 2025.
Në verën e kaluar ai ndoqi Ronaldon dhe Benzeman në Ligën Pro Saudite, por pas dëmtimit u detyrua të qëndronte pa luajtur gjatë gjithë këtij sezoni. E tani së fundmi, mospërfillës si gjithnjë, një karakteristikë e brazilianit kjo, e ardhmja e tij, nëse konfirmohet, do të ishte largimi nga Arabia për në Brazil. Një gjë e papritur kjo, duke pasur parasysh se Neymar ka luajtur vetëm pesë ndeshje me klubin e tij të ri në Ligën Pro.