Nga takimi me të rinjtë në Piramidën e Tiranës, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se verën e kaluar Shqipëria ka pasur numër rekord turistësh.
Gjatë fjalës së tij, Blinken listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.
“Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian.
Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund ‘tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.
Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Në New York nga restorantet më të mira është shqiptare”-u shpreh Blinken.