Zinedine Zidane ka zgjedhur stolin e Bayern për sezonin e ardhshëm. Bild raporton: bavarezët janë në kërkim të pasuesit të Tuchel dhe ish-trajneri i Real Madrid ka zgjedhur të kthehet në punë pas një pauze të gjatë. Sipas informacioneve, deri më tani nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë mes Zidane dhe klubit. Por një gjë është e qartë: Zidane synon një rikthim.
Në një intervistë për beIN Sports, ai tha: “Është gjithmonë synimi im të bëhem sërish trajner. Aktualisht po marr më shumë kohë për gjëra të tjera. Por qëllimi është kthimi”. Pavarësisht pengesës gjuhësore, Zidane mund të bëhet një temë e nxehtë në Mynih. Megjithatë, përgjegjësit te Bayern nuk mund të presin shumë gjatë për çështjen e trajnerit. Xabi Alonso mbetet favoriti kryesor, por ai aktualisht dëshiron të përqendrohet te detyra e tij në Leverkusen.