Avokati Spartak Ngjela deklaroi se është në negociata me kreun e PD-së zyrtare, Lulzim Basha për t’u rikthyer në politikë.
Ai tha në “Breaking” në Top News se është duke punuar mbi një skemë që mund të konkretizohet në muajt e ardhshëm.
Kë shihni si emër favorit për kryeministër nga opozita?
Tani duhet të largohet Berisha se është non grata në Amerikë, të bashkohet PD dhe të nxjerrin në krye njerëz perëndimorë të pranuar nga Uashingtoni dhe nga BE.
Ata duhet të bëjnë kongres bashkimi. Berisha duhet të kuptojë një gjë që vetëm nëse forcohet PD-ja, ai ka benefite në lidhje me akuzat penal që ka.
Nëse PD bashkohet dhe nxjerr lidership të ri, për pesë muaj rrëzohet Rama, por nuk rrëzohet nga penxherja e shtëpisë.
Cfarë duhet të presim në të ardhmen në kontributin tuaj politik? Keni një plan?
Kam një skemë, të shohim jam në bisedime. Dy gjëra janë sekret, lëvizjet politike dhe lëvizjet e policisë sekrete. Do shikojmë eksperimentin, kur të hidhet ideja nëse do përkrahen ose jo.
Nëse hyni në politikë, cilën forcë politike do zgjidhni për të bashkëpunuar?
Kam bërë një bisedim paraprak para dy muajsh me Bashën. Të shikojmë si do ecë. Ka filluar procesi, por të shohim si do vijojë.
Do jeni në koalicion?
Duhet të bashkohet PD-ja.
Bardhi për herë të parë dje ka qenë në tubimin poshtë shtëpisë së Berishës. Tubimi vjen pas kthimit të tij nga Amerika. Ccfarë ka ndodhur?
Uashingtoni ka deklaruar e SPAK-un e drejtojmë ne dhe Saliun e ka arrestuar SPAK. Ai është non-grata në Amerikë. Ccfarë po ndodh?
Nuk e di cfarë kanë biseduar në Amerikë, mbase e kanë dëbuar atje. Derisa vjen këtu dhe shkon te Saliu që është non-grata, mbase e kanë pritur ftohtë.
Fakti është që Saliu është i arrestuar nga SPAK. SPAK drejtohet nga SHBA dhe BE. Saliu dhe dhëndri i tij janë arrestuar për korrupsion. Këta i thonë popullit “lironani ne”, ata nuk i shkojnë. Pse nuk i shkojnë? Sepse kanë kuptuar që kanë para të paligjshme.