Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dalë sot në një konferencë të përbashkët me homologun e saj të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov.
Gjatë fjalës së saj, Nikolla vlerësoi marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa shtoi se këto bashkëpunime do të shtrihen në disa fusha. “Vendet tona i konsiderojnë pakicat kombëtare si urë lidhëse për miqësinë dhe aset për marrëdhëniet mes dy vendeve. Vendet tona mbajnë të njëjtat qëndrime kundër sulmeve të Rusisë në Ukrainë.”, -tha Nikolla.
Ndërkohë, Jeliazkov tregoi detaje nga takimi me Nikollën, ndërsa theksoi se Bullgaria dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura së bashku.
“Nënvizuam marrëdhëniet tona dhe në kontekstin e integrimit në BE, edhe në kontekstin e sfidave para rendit ndërkombëtar. Folëm dhe për aspektin parlamentar të dy vendeve. Mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura, por dialog në nivel më të lartë. Shqipëria është kampione e rajonit, ajo përmbush të gjitha detyrimet e veta të politikës së jashtme. Ka një pozicion të palëkundur sa i përket luftës në Ukrainë.”, tha kryeparlamentari bullgar, Jeliazkov.