Nga Mero Baze/
Asambleja e socialistëve, ishte një ngjarje më e pamëshirshme për opozitën. Në një ditë shiu në Tiranë, ku 40 njerëz mblidhen tek “Rrugica e Shpresës” dhe të tjerët që shpresojnë që ai ballkonit të mbaroj punë shpejt, o me zotin, o me drejtësinë, opozita shqiptare është në ditët e saj më të këqija në histori, për shkak të Sali Berishës.
Predispozicioni I tyre kryesor është kush ka radhën për të shkuar tek “Rrugica” dhe si mund të linçohet Lulzim Basha. Pastaj pjesa e dytë e filmit është se si Edi Rama I “përndjek” ata, u bën magji, u del në gjumë, I helmon ujin etj.
Në mes të kësaj gjendje katastrofike, socialistët më një mungesë mëshire të pakufi, mbledhin Asamblenë e tyre dhe bëjnë autokratikë që nuk kanë punuar si duhet. Madje kritika më e fort e Kryeministrit ishte se dikush ska përdorur mirë Facebokun, një tjetër është keq në Instagram, kursë dy deputetë nuk kanë folur në Kuvend prej kohësh.
Pjesa tjetër ishte mirë. Strukturat të mobilizuara për fushatë që është ende një vit larg, patronazhistët në krye të punëve, dhe mbi të gjitha qetësia që fitorja të jetë më e thellë u duket objektiv normal.
Dhe kur mendon se pas disa ditësh është në Tiranë Sekretari I Shtetit, apo që shifrat e turizmit përsëri premtojnë rritje, e gjithë skena duket një improvizim I pamëshirshëm i epërsisë, ndaj dikujt që nuk ke nevojë t’ia tregosh që je I fort.
Nuk di kë do mundin socialistët me kaq shumë përgatitje që bëjnë se ata që kanë përballë, janë të dorëzuar dhe objektivat e vetme që kanë është se kush do marrë vota më shumë se tjetri dhe jo kush do marrë më shumë se Edi Rama.
Për këtë shkak Asambleja e shoqëruar dhe me objektiva të detajuar për muajt që vijnë, ishte një cinizëm I madh.
Dhe për ta kuptuar efektin e saj, shikoni çoroditjen e plakut majë Ballkonit që flet për prerje kokash, puce dhe rrëmuja brenda Partisë Socialiste. Ku ta gjenim të kishte të tilla, të kthehej pak gara në këtë vend. Të kishte shpresë dhe ai burri që mund të zbriste një ditë nga Ballkoni.
Por përgjegjësia dhe serioziteti me të cilën me të cilën socialistët kanë marrë përgatitjen për betejën e radhës, është aq e pamëshirshme, sa të vjen keq dhe për atë burrin majë ballkonit kur mendon kë ka përballë.(TEMA)