Meri Shehu ka treguar se në jetën e saj tani do një mashkull që të ketë arritur diçka dhe që ta balancojë dhe jo dikë që ta mësojë ajo se si të bëjë lekë.

Ajo tregoi rastin e një personi që donte të bëhej këngëtar dhe u afrua shumë me Merin. Në fund ai i kërkoi që t’i bënte reklamë, por Meri refuzoi dhe e largoi nga jeta e saj.

Rike Roçi: Po nëse dashurohesh me një person që nuk ka lekë fare dhe kërkon ndihmën tënde?

Meri: Nuk e besoj se dashurohem me një njeri të tillë në këtë moshë se nuk ka hajër në këtë muhabet. Çfarë u bëra unë, do bëj bamirësi tek njerëzit që nuk kanë lekë? Kur të bëhet i zoti le të vijë. Dua të kem një njeri që ka pozitë, një mashkull të fuqishëm, çfarë të marr unë, ta mësoj si të bëjë lekë? Ishte njëri që donte të bëhej këngëtari, mua afrua mua dhe thashë çfarë ka ky që po afrohet. Jo po kështu, jo po ashtu, pastaj më tha do më bësh ndonjë reklamë mua. Unë të të bëj ty këngëtar? Bëhu këngëtar vetë deri këtu më kishe mua, hajde…

Rike: Po ja të vjen njëri super king Meri, yll?

Meri: Po për një natë e marrim o Rike. Po këto ndodhin vetëm nëpër filma. Unë e kam kaluar atë fazë të dashurisë që po thua ti. Unë dua një shokun tim në jetë, një njeri që të ketë arritur diçka, të kemi çfarë flasim, mund të mos jetë i bukur fare, por të jetë ai njeri që mua të më balancojë.