Javanews
Home Kulturë
“Nuk i prish punë një ‘ex’ më shumë…”/ Shoku i Bardhit komenton lidhjen me Sarën
18/02/2024 17:50

Lidhja Bardhi-Sara është ndër më të komentuarat brenda shtëpisë së Big Brother, të cilët nuk janë ende të qartë me njëri tjetrin.

I ftuar në “Fun Club”, Jetmiri, menaxheri dhe miku i Bardhit ka dhënë opinionin e tij sa i përket lidhjes. Ai tha se Bardhi është shumë i sinqertë, por nuk ka të njëjtin mendim për Sarën.

“Bardhi ka pasur një super hit me Elvana Gjatën me “ex”, sepse e bën një “ex” të dytë se ka problem. Nuk dyshoj te Bardhi se është shumë i sinqertë dhe në jetën normale. Edhe nëse i je i martuar prej 20 vitesh ke përplasje, jo më… krejt janë për lojë aty. Edhe njëri që thotë nuk jam hy për vëmendje, për vëmendje ka hy. Bardhi kështu është edhe në jetën i përditshme. Ka një qëllim që ka hy. Për ndjenjat mundet me dit veç ai. Ai është i sinqertë, por tani nuk e di sesi ndihet”-u shpreh miku i Bardhit.