Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi e ftuar në një emision ka rrëfyer e përlotur versionin e saj të historisë dhe episodeve të dhunës që ka përjetuar nga ish-bashkëshorti Atilla Kardesh. Pas intervistës së ish-bashkëshortit, ajo nuk ra dakord me fjalët e tij dhe e quajti atë një gënjeshtar dhe dhunues. Gjithçka sipas Latifit ka nisur nga dhuna psikologjike dhe më pas me dhunë fizike që i ishte ushtruar në Suedi për herë të parë. Mësohet se ish-missi ka marrë një urdhër mbrojtje si dhe kujdestarinë e dy fëmijëve.
Drenusha kësaj here zgjodhi të tregojë fakte reale para pubikut duke ndarë disa foto shqetësuese të shenjave të dhunës.
“E kam pas shumë të vështirë të flas për atë temë, prandaj edhe nuk kam shku në polici. Ky ka qen gabimi jem më i madh që kam bo” tha mes lotësh Latifi duke lënë të kuptohet se ajo nuk e ka denoncuar asnjëherë në polici ish-bashkëshortin.
Sipas Latifit një nga arsyet kryesore të dhunës ka qenë përdorimi në masë i lëndëve narkotike dhe alkoolit nga ana e Kardesh.
“Shenjat hiqen,ajo ç’ka mbet është brenda meje dhe askush nuk mundet me e heq. Psiqikisht nuk jam mirë.” tha Drenusha.
Ndër të tjera Drenusha përmend faktin se Atilla nuk ishte i panjohur për policinë, pasi ai ka bërë burg pas denoncimit për dhunë në familje nga ish-gruaja e tij e parë. Sidoqoftë Drenusha tani është kthyer në Kosovë te familja e saj, ku edhe institucionet e vendit i kanë dhënë urdhër-mbrojtje nga ish-bashkëshorti.