Gruaja e Alexei Navalny, Julia, sapo ka folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Ajo akuzoi presidentin rus për vdekjen e bashkëshortit të saj, duke thënë se ai është përgjegjës për të gjitha gjërat e tmerrshme që po ndodhin në vend. Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani erdhi vetëm nga burime shtetërore.
“Nuk e di nëse ta besoj apo jo këtë lajm të tmerrshëm që marrim vetëm nga burime të qeverisë ruse. Prej shumë vitesh ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe qeverisë së tij. Ata gjithmonë gënjejnë. Por nëse kjo është e vërtetë, dua që Putini dhe të gjithë rreth tij të dinë se do të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që i kanë bërë vendit tonë, familjes sime. Dhe kjo ditë do të vijë shumë shpejt. Dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjithë njerëzve që të bashkohen dhe ta mposhtin këtë të keqe”, tha ajo.