Nga Artur Ajazi/
Ogerta Manastirliu, mbetet sot padyshim ministria më e suksesshme e qeverisë “Rama”. Me një CV të pasur, e sprovuar në poste dhe detyra të ndryshme në qeverisjen e Edi Ramës, ministria e re e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu, mbetet gruaja më aktive e këtij kabineti qeverisës. Të punosh me Edi Ramën kryeministër thonë se “nuk është e lehtë”.
Duhen energji, përkushtim, shkundje totale, kudogjendje, intensitet në ndjekjen dhe përfundimin e punëve, projekteve, problematikave, etj. Por edhe “të punosh me Ogertën, nuk është e lehtë”. Dhe padyshim, që Ogerta Manastirliu ka dhënë prova të mjaftueshme, për të sprovuar vehten në poste të rëndësishme. Pas asaj të Shëndetësisë, Ogertës, kryeministri Rama i besoi një tjeter ministri, po aq delikatem, po aq të rëndësishme, siç është ajo e Arsimit.
Ky sektor sot mbetet sfida më e madhe e qeverisjes Rama. Reformimi, problemi braktisjes, investimet, perfeksionimi i stafeve drejtuese dhe atyre mësuesisë, mbeten disa prej sfidave me të cilat ndeshet pothuajse çdo ditë në postin e ri, si ministre e Arsimit. Shpërndarja e shkollave, plotesimi me stafin e duhur, pajisja e shkollave me laboratorë dhe logjistikë, rikonstruksioni dhe ndertimi i shkollave të reja në mbarë vendin, thellimi i reformave në sistemin arsimor, janë vetëm disa prej “betejave” që Ogerta ka nisur ti fitojë në fakt.
Ministria e re e Arsimit, është e kudogjendur, atje ku ka një shkollë që ndertohet, atje ku ka një shkollë që “lëngon” dhe ka nevojë të investohet, atje ku ngrihen klasa dhe laboratorë të rinj, atje ku ka nxenes exelentë për tu marrë shembull, atje ku “çalon” puna me drejtuesit e vjeter dhe të rinj, do të gjesh dhe takosh Ogerta Manastirliun. Puna dhe posti i ministrit, kurrë nuk është kuptuar nga Ogerta, si “ofiq dhe privilegj”.
Puna dhe posti i ministrit mbetet jo drejtimi nga zyra e ngrohtë, dhe sms-të, e drejtuara nga celulari. Puna e ministrit, është atje ku lind problemi, atje ku banorët ankohen për shiun që përmbyt klasat, atje ku ndertimi dhe rikonstruksioni i një shkolle zvarritet, atje ku mësuesi apo drejtori i një shkolle abuzon me detyrën dhe profesionin. Ogerta e ka parim të panegociueshëm, angazhimin maksimal me detyrën, për këdo që ka pranuar ti shërbejë dhe të japë kontributin e tij në sistemin arsimor. Fusha e arsimit publik sot në Shqipëri, ka pësuar një përmirësim rradikal.
Shtrirja e reformave në sistemin 9-vjeçar, të mesëm, dhe arsimin e lartë, mbështetja e Ministrisë së Arsimit për kërkimin shkencor, rritjen e cilësisë shpjegimit të mësuesve, perfeksionimit të tyre profesional dhe rritja e numrit të nxënësve exelentë në shkolla, mbeten sfida të këtij mandati qeverisës. Ardhja e Ogerta Manastirliut në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, i ka dhënë një tjetër frymëmarrje atij institucioni, dhe ka shkundur nga “përgjumja” sektorët jetikë të atij dikasteri, të cilët ndjekin dhe monitorojnë zbatimin e reformave në sistemin tonë arsimor.