Punimet në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë janë duke vazhduar, ku në Lotin 1 ka nisur asfaltimi. Sipas kryeministrit Rama brenda pak javësh do jetë gati për qarkullimin e automjeteve.

“Mirëmëngjesi  dhe me këto pamje nga Loti 1 i aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII, ku ka nisur asfaltimi dhe brenda pak javësh do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.