Faqja zyrtare e Institutit të Statistikave (INSTAT) e cila pak ditë më parë u sulmua nga hakerat iranianë ‘Homeland Justice’ ka nisur të funksionojë normalisht gjatë ditës së sotme.

Ajo që konstatohet është fshirja e publikimeve të bëra në vitin 2024 dhe publikimi i fundit rezulton në nëntor 2023.
INSTAT u sulmua nga “Homeland Justice” më 31 janar 2024, duke bërë publike të gjitha të dhënat e administratës dhe si pasojë faqja u mbyll përkohësisht.

Hakerat pretenduan se kishin vjedhur të dhënat e censit të popullsisë 2023 por vetë INSTAT nëpërmjet një reagimi e përgënjeshtroi një gjë të tillë, duke sqaruar se të dhënat e censit nuk ishin prekur pasi ishin siguruar në një tjetër ruajtës të dhënash.