Ndërsa opozita paralajmëroi se do të bllokojë sërish mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pak para nisjes, Garda nuk ka lejuar futjen e deputetëve në sallë.
Mbledhjet e kaluara të Komisionit të Reformës Zgjedhore dështuan, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan socialistët të ulen në karriget e tyre. Ndër ata që nuk lejohen të futen janë Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Boçi apo Albana Vokshi.