Vëllai më i vogël i Snoop Dogg ka ndërruar jetë. Në moshën 44-vjeçare, Bing Worthington dha frymën e fundit, dhe reperi që njoftoi vdekjen e tij në rrjetet sociale.

Pa bërë të ditur shkakun e vdekjes së tij, ai ka bërë disa postime në llogarinë e tij personale në Instagram.

Në të, ai dhe vëllai i tij shihen duke biseduar me anëtarët e tjerë të familjes së tyre.

Reperi e ka mbishkrimin e postimit të tij: “Ai na bënte gjithmonë të qeshnim. Tani je me mamin”. Nëna e tyre, Beverly Tate, kishte ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare në vitin 2021.