Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, ka siguruar se nuk e beson se Erling Haaland është “i pakënaqur”, pas disa thashethemeve të supozuara në shtypin spanjol, që tregojnë se norvegjezi nuk është i lumtur në Manchester.

“Ne nuk e kemi ndjenjën se ai është i pakënaqur”,- tha Guardiola. “Ndoshta shtypi në Spanjë ka më shumë informacion se ne,”- vuri në dukje ai.
Erling Haaland, i cili erdhi në Manchester City një vit e gjysmë më parë, fitoi tripletën sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup, përveç se shënoi 52 gola në 53 ndeshje dhe fitoi “Këpucën e Artë” në Premierligë, duke thyer portën dhe vendosur rekord dhe në Champions League.

Këtë sezon, në të cilin ai ka shënuar 19 gola në të gjitha garat, Halaand tashmë ka fituar Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës, megjithëse dy muajt e tij të fundit kanë qenë jashtë fushave të futbollit për shkak të një dëmtimi.

Sulmuesi pësoi një dëmtim nga stresi i kockës në këmbë dhe humbi dhjetë ndeshjet e fundit për Cityn. Ai është rikthyer në skenë këtë të mërkurë në fitoren 3-1 ndaj Burnley-t në të cilën luajti 20 minuta.