Për shtatë vite të tëra Kylian Mbappe ka qenë në vijën e parë të zjarrit me PSG-në. Por tani gjithçka tregon se marrëdhëniet janë prishur midis dy palëve, me kampionin francez të botës që dëshiron të hedhë hapin tjetër një frymë larg Real Madridit.

Mbappe ka njoftuar tashmë në Paris se do të largohet në fund të sezonit dhe tashmë gjithçka ka marrë rrjedhën e vet. Sipas raportimeve të fundit, presidenti i Realit, Florentino Perez ka njoftuar ardhjen e francezit te lojtarët “los blancos”, duke dëshmuar se gjërat janë më se të kryera.

Siç raporton “Footmercato”, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tashmë ka njoftuar disa lojtarë të “mbretëreshës” se është arritur një marrëveshje me Kylian Mbappe. I pyetur për këto raporte, trajneri i Parisit, Luis Enrique, ka theksuar se nuk ka asnjë informacion përkatës për këtë çështje.