Rama: Ky është rezultat i dialogut, i nxitjes nga na jonë për t’u dëgjuar, për t’u kuptuar sa i takon vështirësive dhe ideve. Falë këtij shkëmbimi pikëpamjesh, kemi arritur këtë objektiv shumë të rëndësishëm për të futur në procesin tradicional të integrimit diӓka të re, që mund të na çojë në një nivel tjetër më shpjet. Plani i Ri i Rritjes është një platformë për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE. Do ta bëjë këtë proces të prekshëm për njerëzit. Solla shembullin e kostos së transaksioneve financiare. Ne kemi shumë njerëz që punojnë jashtë dhe ndihmojnë të afërmit e familjet e tyre në atdhe. Për çdo para që ata dërgojnë, kostoja është 6 herë më e lartë se transaksionet në BE.
Plani i Ri i Rritjes do të na lejojë ta çojmë këtë kosto në të njëjtin nivel me atë të shteteve anëtarëve, që do të thotë do të kursejmë gjysmë miliardë euro. Do trë kursehen nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve tona. Ka shumë të tjera, që janë pjesë e këtij plani, që na jep mundësinë, të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtarë. Këto po ndodhen para se ne të bëhemi anëtarë.