Tifozët e Interit do ta kujtojnë atë si një meteor (gjashtë muaj në 2015 me 17 ndeshje dhe vetëm një gol), por Lukas Podolski, vite më vonë, ende duhet të falënderojë klubin zikaltër që nuk e konfirmoi atë në fund të sezonit.

Pasi u transferua te Galatasaray, sulmuesi 38-vjeçar gjerman pati idenë brilante që i ndryshoi jetën në Turqi: hapja e një restoranti qoftesh në Gjermani. Ishte viti 2018 kur Podolski inauguroi “Mangal Doner”-in e tij, i pari nga 30 i hapur në të ardhmen dhe që e bëri atë shumë të pasur.

Siç raporton “The Sun”, futbollisti tani ka një pasuri prej 207 milionë eurosh, falë restoranteve të tij të famshme në mbarë vendin.

Podolski vazhdon të luajë futboll dhe që nga viti 2021 ka veshur fanelën e skuadrës polake Gornik Zabrze. Por tani bota e futbollit është vetëm një pjesë e vogël e interesave të tij të mëdha.

“Nëse porositni një menu në “McDonald’s”, paguani njësoj si në restorantet e mia, ose edhe më shumë dhe ushqimi juaj do të jetë i kotë, i mungon cilësia,”- komentoi Podolski. Ai tani është një nga futbollistët më të pasur në botë, falë qofteve…