Presidenti i vendit Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasanin.

Mes tyre është diskutuar për situatën në rajon, përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.

“Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.”, shkruan Begaj.