Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 16- vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Biden ka thënë se SHBA e mbështet një Kosovë multi-etnike dhe të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Presidenti amerikan gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes eventuale reciproke. Biden ka kërkuar që Kosova të përmbushë të gjitha obligimet në dialog, përfshirë edhe ato nga të kaluara që janë arritur në kuadër të dialog.

“Ne po ashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, tha Biden sipas REL.