Shkolla “Themistokli Germenji”, në Korçë ka rihapur dyert për 560 nxënës dhe mësues të saj. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto të kësaj shkolle të rilindur.
“Një tjetër shkollë të rilindur, gjimnazi “Themistokli Gërmenji” në Korçë, që sapo ka hapur dyert me standardet më të mira për 560 nxënës dhe mësues”, u shpreh Rama.
Krahas investimeve infrastrukturore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nisur projektin “Inteligjenca artificiale për të rinjtë” i mbështetur nga INTEL dhe AADF, që synon të edukojë dhe informojë brezin e ri për potencialet dhe risitë e inteligjencës artificiale.
MAS do zgjerojë strukturat laboratorike të TIK në 216 shkolla në vend që do t’u shërbejnë jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve, duke vënë theksin te rëndësia e trajnimit të mësuesve për të përdorur metodat më të fundit të mësimdhënies si dhe për rëndësinë e informimit të fëmijëve për internetin e sigurt.