Kryemiinstri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se punimet do të përfundojnë së shpejti, ku do të ketë kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.
Ndër të tjera, Rama shtoi se këtë vit do të përfundojë ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 shkollave në të gjithë vendin.
“Punohet me intensitet në shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë, që pritet të përfundojë së shpejti, për të garantuar kushtet më të mira për 650 nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimim e 100 shkollave në të gjithë vendin”, shkruan Rama në Facebook.