Kryeministri Edi Ramë është pjesë e mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian për Planin e Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një mekanizëm i shumëpritur që rrit financimet për vendet e rajonit, si dhe hap rrugën e integrimit tonë në Tregun e Brendshëm të BE-së.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se puna e mirëfilltë dhe komunikimi i mirëfilltë, kjo është ajo çfarë ne duam të shohim në Parlamentin Europian dhe në KE.

“Faleminderit Komitetit. Unë uroj që kjo të ecë për Brukselin, duke na përfshirë ne ai anëtar aktiv, se kur bëhet fjalë për të votuar, anëtarët nuk na votojnë. Puna e mirëfilltë dhe komunikimi i mirëfilltë, kjo është ajo çfarë ne duam të shohim në Parlamentin Europian, në KE, në të gjitha korridoret e këtij kompleksi industrial të demokracisë”, tha kryeministri Rama.