Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ambicia e Shqipërisë është që në muajin qershor të aplikojë për të hyrë në zonën e përbashkët evropiane të pagesave euro. Nëse kjo arrihet tha Rama, në xhepat e qytetarëve do të kursehet mbi gjysmë miliard euro.
“Shqipëria është e gatshme për të punuar pareshtur me të gjithë të tjerët për të ecur drejt zonën së përbashkët të pagesave euro dhe tregut digjital. Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën e përbashkët të pagesave do ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve tanë që jetojnë jashtë për transfertat dhe transaksionet. Vetëm me këtë ne mund të kursejmë rreth gjysmë bilion euro në xhepat e njerëzve. Ne duam të jemi gati në qershor gati për aplikim tonë nëse ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në kufijtë tanë rajonal dhe të BE. Ne e kemi nisur këtë me Ballkanin e Hapur pikërisht për të përshpejtuar këtë proces”, tha Rama gjatë hapjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor lidhur me planin e ri të rritjes së investimeve në rajon.
Rama shtoi se Ballkanin Perëndimor duhet të punojë së bashku që të përfshihet edhe në tregun digjital evropian duke ofruar shërbim interneti falas në zonat publike në 500 bashkitë e rajonit.
“Nëse ja dalim që 500 bashkitë tona t’i përfshijmë në programin e internetit për Ballkanin Perëndimor në hapësirat publike si WiFi për internetin falas në zonat publike ne i çojmë shërbimin në Ballkan në një nivel tjetër. Nëse integrohemi në rrjetin digjital evropian do të nxisim modernizimin duke reduktuar koston”, tha Rama. Mënyra se si Ballkani Perëndimor të përfitojë nga fondet e BE, për Ramën është që gjërat të bëhen së bashku, në të kundërt shtoi kryeministri “do të dështojmë së bashku”.
“Do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të ecur drejt BE ose do të dështojmë. Duhet t’i japim siguri qytetarëve për të ardhmen dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku ose do të dështojmë së bashku. Duhet të kalojmë përtej kufijve dhe konflikteve dhe të shkuarës duke ecur drejt paqes së bashku ose do të bëjmë të kundërt. Kështu duhet të funksionojnë Ballkani Perëndimor. Duhet të ndihmojmë veten që të mos humbin dritaren e hapur nga BE. Ne jemi të vegjël dhe rëndësia jonë në kontinent është gati i e papërfillshme, por së bashku ne mbartin rëndësi dhe potencial të madh. A nuk është ende e qartë se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë drejtim, dhe nuk ka drek falas në BE. Respektimi i shtetit të së drejtës është kusht i padiskutueshëm për të marrë përfitimet nga BE dhe të bëhesh pjesë e tregut të brendshëm të saj. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim për vendet tona fondet shtesë që kanë të bëjnë me planin e ri të rritjes. Në Tiranë ne kemi nevojë për një valë të re reformash dhe duhen përpjekje të përbashkëta që të përfshihen të gjithë aktorët për të arritur objektivat ambicione të këtij procesi. Shqipëria ka bërë përparim domethënëse, por mbetet ende shumë për të bërë për t’u bërë pjesë e BE. Gjysma e asaj që duhet të bëjmë lidhet me shtetin e së drejtës dhe gjyqësorit”, tha Rama.