Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, theksoi nevojën për të mbështetur Ukrainën dhe për të ndalur agresionin rus.
Rama tha se kombet e vogal nuk duhet të kthehen ushqim për Rusisnë. Kryeministri në fund të fjalimit të tij përshëndeti në gjuhën ukrainase; ‘Slava ukraini’.
“Shqipëria ka bërë sa mundet dhe do vazhdojë të bëjë edhe më tej. Deklarata e përbashkët që nënshkruam sot, vendosmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës, tregojnë shumë.
Së fundmi për shumë ato kombe të vogla, si ne që nuk duhen të kthehen ushqim për rolin imeralist të Rusisë, kemi nevojë për qartësi absolute rreth Ukrainës, solidaritet të palëkundur me Ukrainën. Slava Ukraini’, rroftë Ukraina!”, tha Rama.