Kryeministri Edi Rama, teksa fliste për integrimin e vendit në Samitin e Dubait, është shprehur se do të përdoret teknologjia për të përshtatur legjislacionin me BE.
“Ky është një shembull tjetër se si tek mund të jetë bekim i vendeve që kanë mbetur pas, se si mund t’i bëjë këto vende gjëra që pa teknologjinë do të kishte qenë e pamundur dhe madje t’jua kalojnë atyre vendeve. Për të hyrë në BE teknikisht na duhet të tranfuzojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusi të legjislacionit të BE. Janë më shumë se 4 mijë akte ligjore. Tradicionalisht kjo ka nënkuptuar për vendet përpara nesh një armatë përkthyesish, hartuesish. Minimalisht Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë tranfuzim letrash. Për fat të mirë një prej figurave më të shquara të CHAT GPT është një zonjë shqiptare, e telefonova dhe e pYeta nëse mund ta ndihmosh shqipërinë për të hyrë sa më shpejt në BE. Testet tona po na tregojnë se mund ta bëjmë në formën aktuale të teknologjisë që është zhvilluar për dy vjet, por duke parë se sap o përmirësohet teknologjia, koha mund të shkurtohet.“, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria po bashkëpunon me Microft dhe Orackle për sigurinë e të dhënave dhe inteligjencën artificiale.
“Ne po punojmë me dy inaugurimet më të mëdha të dijes dhe teknologjisë së kohës, me Microsoft dhe Oracle dhe po përpiqemi të marrim më të mirën e njërit dhe tjetrit. Duke qenë se jemi përballur me një sulm masiv nga Irani ca kohë më parë, e duke qenë një objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike, e dimë se sa e rëndësisme të kemi të dhëna të sigurta. Duke hyrë në një re të konceptuar të formatit të Oracle është një asrsye tjetër për të pasur siguri dhe paprekshmëri të të dhënave në një re që është konceptuar pëe ty, dhe që është vetëm reja e Shqipërisë. Kjo është diçka në zhvillim e sipër. Ndërkohë që me Microsoft po punojmë për zgjidhjet e inteligjencës artificiale për të cilat jemi optimist që mund të na japin një nxitje të madhe për ta ndjerë të ardhmen shumë më pranë.”, u shpreh Rama.