Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela mungoi në dëgjesën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, por e mandatuara e tij, kërkoi ndërhyrje në ligjin e dekriminalizimit sa i takon masës së dëbimit.

Anila Leka: Një problem që duhet rishikuar në ligjin tonë, ose në ligjin 138 ka lidhje me masën e dëbimit pasi autoritet gjyqësore nuk na përgjigjen kur nuk është e saktë masa e dëbimit. Është e dhenë nga organet gjyqësore apo nga organet administrative gjë që e zvarrit akoma më shumë procesin.

Debati u ndez kur online u shfaq drejtuesi i Inteligjencës Financiare Ervin Koçi. Të majtën shfrytëzuan rastin për të vënë gishtin në plagën e kundërshtarit për paratë ruse, ndërsa të djathtët kishin si as nën mëngë çështjen McGonigal.

Gjiknuri: A është në gjendje autoriteti juaj për të parandaluar raste si financimi i partive politike nga fuqi të huaja siç ka qenë rasti i një partie kryesore opozitare në Shqipëri dhe a jeni ju në gjendje, për t’i kuptuar dhe hetuar?

Alibeaj: Ja ta bëj dhe unë pyetjen. Sa ndërhyn në çështjet zgjedhore financimi që Rama i ka bërë McGonigal për ndërhyrje në luftën politike?

Gjiknuri: E para ju nuk dini rradhën e gjërave, keni bërë një hetim në SPAK, pse e shfrytëzon këtë hapësirë.

Alibeaj: A keni filluar a jo investigim? Institucionet shqiptare ca bëjnë?

Gjiknuri: I keni të paqarta, i keni si puna e partisë, kush ka vulën, kush ka zyrën, kush ka anëtarët.

Në dëgjesë mungoi institucioni i SPAK, përgjegjës kryesorë në hetimin e krimeve zgjedhore.