Oleg Konomenko, kozmonauti rus vendosi një rekord të ri ditën e sotme, për kohën totale të kaluar në hapësirë. Ai ia kaloi bashkëatdhetarit të tij Guennadi Padalka, i cili kishte kaluar 878 ditë, 11 orë, 29 minuta dhe 48 sekonda.
Oleg Konomenko 59-vjeçari i cili ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësisrës që nga shtatori, vendosi rekordin e ri të dielën në orën 11:30. Ky është udhëtimi i pestë për të. Ai fluturoi për herë të parë në stacion, në prill të 2008. Që atëherë ai ka kryer gjashtë shëtitje në hapësirë me një total prej 39 orë e 54 minuta kohë ecjeje në hapësirë.