Teksa kryeministri Edi Rama priste pjesëmarrësit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor para Pallatit të Kongreseve, pati një komunikim nga distanca me disa gazetarë italianë të pranishëm në zonën e mediave.
Njëri nga gazetarët e pyeti kryeministrin lidhur me kostot që do mbulohen nga qeveria shqiptare në këtë marrëveshje dhe përgjigjja e tij ishte se çështja e kostove është plotësisht e Italisë.
Replika e Ramës me gazetarin italian:
Gazetari: Pse kaq bujari me Italinë?
Rama: Pse jo!
Gazetari: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro në 5 vjet për sigurinë qe duhet të garantojë policia shqiptare jashte kampeve.
Rama: Çështja e kostove është çështje e Italisë dhe merret ajo.
Gazetari: A iu rezulton që Beccheti ka kërkuar bllokimin e këtyre 100 mln eurove?
Rama: Nuk e di kush është Beccheti.
Gazetari: A rrezikon që pas 5 vitesh kur mbaron kjo marrëveshje, nëse ka tjetër qeveri në Shqipëri, marrëveshja mund të anulohet?
Rama: Nuk mund ta parashikoj.