Reshjet e dëborës kanë vijuar gjatë mbrëmjes në zonat e thella të veriut.
Në akset e Lotit 1, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 900m ka reshje bore.

Borëpastrueset po punojnë për mbajtjen e rrugëve të hapura. Njëkohësisht ka pasur edhe rënie gurësh e inertesh nga shpatet e maleve, por më pas janë pastruar.
Deri më tani rrugët janë të kriposura dhe të pastruara, për këtë arsye nuk ka probleme në qarkullim në asnjë prej akseve në veri.