Lionel Messi dhe David Beckham u kritikuan këtë të dielë në Hong Kong, pasi superylli argjentinas nuk mori pjesë në ndeshjen miqësore parasezonale të Inter Miami kundër një seleksioni vendas.

Fituesi i Kupës së Botës 2022, i cili vuan nga një tendosje e kërdhokullës, mbeti në stol gjatë fitores 4-1 të Miamit. Mungesa e tij zgjoi zemërimin e 38.323 shikuesve, të cilët kishin paguar të paktën 125 dollarë (115 euro) dhe shpesh edhe shumë më tepër, për të parë heroin e tyre në fushë.

Në mes të pjesës së dytë, thirrjet “Ne duam Messin” pushtuan stadiumin nga tifozët e dëshpëruar që nuk panë tetë herë “Topin e Artë” në fushën e gjelbërt. Zemërimi u intensifikuan në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, kur u bë e qartë se 36-vjeçari argjentinas nuk do të dilte në fushë. Publiku ishte i zhgënjyer edhe nga fakti që ish-sulmuesi i Liverpool dhe FC Barcelona, ​​Luis Suarez, gjithashtu nuk hyri në lojë për shkak të një dëmtimi në gju.

Beckham, bashkëpronar i klubit të Majamit, u mbyt nga klithmat kur u përpoq të falënderonte turmën “për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”, ndërsa tifozët treguan zemërimin e tyre me gjeste me gishtin e madh. “Qeveria, ashtu si tifozët, është jashtëzakonisht e zhgënjyer”, kanë reaguar vetë autoritetet e Hong Kongut, duke shtuar se “organizatorët duhet të japin shpjegime për të gjithë tifozët e futbollit”.

Messi luajti vetëm gjashtë minuta në ndeshjen e fundit të Miamit në Arabinë Saudite të enjten (një humbje 6-0 ndaj Al-Nassr) dhe ai nuk është i sigurt se do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri MLS, 21 shkurt.