Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një diskutim mbi Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Ndër të tjera Rama foli edhe për situatën mes Serbisë dhe Kosovës ku theksoi faktin se Serbia e prishi punën jo atë ditë kur ndodhi sulmi në Banjskë, por një ditë më vonë kur presidentit Vuçiç shpalli ditë zie për viktimat.
Ai shtoi se Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të marrëveshjes dhe t’ia lë në dorë ndërkombëtarëve se si do të sillen me Serbinë.
Rama shprehet se Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me BE dhe SHBA.
Rama: Serbia e ka prishur punën jo atë dite kur ndodhi Banjska, por një ditë më vonë kur Vuçiç shpalli ditë zie për viktimat.
Nuk duhen harruar objektivat dhe ku duhet të qëndrojë Kosova. Kosova nuk po negocion me Serbinë, por me BE dhe SHBA, sic ne po negociojmë me BE. Cfarë dua të them? Ka një plan franko-gjerman që ka gjëra që duhet të bëjnë dy palët.
Pse duhet Kosova të shkojë në Bruksel, por të mbajë anën e saj, të nënshkruaj 1,2,3 gjera t’ia dërgojë Lajçak dhe t’i thotë jemi gati të bëjmë gjërat tonë dhe t’i lejë ata të bëjnë punën e tyre. Nuk është justifikim për të mos bërë gjëra kur pala tjetër sillet keq, sepse në këtë kontekst nuk ka të bëjë më Kosovën Serbinë, por me diçka që ndodh në një kuadër ku janë BE dhe SHBA.
Serbia me gjithë progresin që ka bërë nuk është një vend etalon. T’i bëj pjesën tënde. Ne në Shqipëri dhe të gjithë ne këtu, nuk na pëlqejnë gjithë gjërat që bëjmë, por duhet t’i bëjmë për të qenë bashkë në këtë komunitet.
Ashtu sic Blinken tha, “Jemi krah për krah në kohë të mira dhe të këqija”, kjo është qasja ime për këtë. Kemi fqinj që janë në BE dhe ata nuk duhet të harrojnë që kur kanë të bëjnë me në duhet të marrin parasysh dhe marrëdhëniet e fqinjësisë.
Serbia duhet të vendosë, por Kosova nuk ka asgjë për të vendosur. Është vendosur, është një vend që është padyshim në këtë komunitet.