Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis se Serbia duhet të ketë një port dhe se madje është gati të blejë kapacitete të caktuara në portet greke të Selanikut dhe Pireut.

“Biseduam për energjinë, gazin, tubacionet e naftës, tubacionet e gazit, që nga blerja e gazit deri te burimet e ripërtëritshme të energjisë, centralet me erë, bashkëpunimin ndërmjet kompanive të energjisë elektrike, infrastrukturën”, u shpreh presidenti i Serbisë në lidhje me bisedën me kryeministrin grek.

“Serbia do të eksportojë gjithnjë e më shumë, ne duhet të kemi një port. Të shfrytëzojmë kapacitetet e Selanikut, të Pireut, qoftë edhe të blejmë kapacitete të caktuara prej 5.10 për qind, kemi para, kjo nuk është problem”, tha ai.