Gjigantët e Serie A, Milan, Juventus dhe Inter po bëjnë presion që kampionati të reduktohet në 18 në 20 ekipe.
Ideja për të zvogëluar numrin e ekipeve të Serisë A u hodh fillimisht nga presidenti i FIGC, Gabriele Gravina dhe tani ANSA raporton se tre gjigantë italianë Juventus, Milan dhe Inter po mbështesin gjithashtu idenë e reduktimit të numrit të skuadrave në kampionat.
Raporti më tej pretendon se drejtuesi i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, CEO i Interit, Beppe Marotta dhe presidenti i Milan, Paolo Scaroni, u takuan me Gravinën përmes video-konferencës ku të tre përfaqësuesit treguan miratimin e tyre për vendimin e drejtuesit të federatës.
Treshja, së bashku me FIGC, megjithatë, janë të vendosur të përballen me konkurrencën nga Lega Serie A, të cilët janë gati të luftojnë idenë e uljes së numrit të klubeve.
Serie A kishte 18 ekipe që garonin deri në sezonin 2003/04, kur numri i ekipeve në kampionat u rrit në 20. Ideja prapa rikthimit në sistemin e vjetër është të reduktohen ndeshjet e shumta dhe të bëhet kampionati më i luftuar.