Bashkia e Durrësit në kuadër të planit të masave për fillimin e sezonit turistik po vijon punën për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit.

Emiriana Sako, kryetar e bashkisë Durrës, ndau në rrjete sociale aspekte nga puna që po kryhet në terren, teksa bëri të ditur se, aksioni për prishjen e objekteve pa leje do të shtrihet në të gjithë Durrësin.

“Po ndërhyjmë duke hequr çdo objekt të ngritur pa leje, në rrugë, trotuare e lulishte”, tha Sako. “Çdo hapësirë publike u përket të gjithë qytetarëve dhe ky aksion do të vijojë në të gjithë Durrësin”, deklaroi ajo. Durrësi është një nga qytetet më të lashta dhe më të rëndësishme të turizmit të Shqipërisë.