Drejtuesja e re bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, njekohesisht drejtorja për Ballkanin Perëndimor, në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, Valentina Superti zhvilloi sot një takim me anëtarët e tri institucioneve të Vetting-ut, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe Institucionit të Ķomisionerëve Publikë.

Superti theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe vijueshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi, si një reformë e domosdoshme në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Ky takim i drejtueses së ONM-se vjen kur institucionet e Vetting-ut kanë angazhimin për të përmbyllur procesin brenda mandatit kushtetues, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë, brenda dhjetorit të këtij viti, ndërsa Kolegji i Apelimit brenda qershorit te vitit 2026.