Armando Kumaraku, 44 vjeçari i cili bënte një jetë të shfrenuar në TikTok, u arrestua para dy ditësh së bashku me të ëmën, Natashën. Nënë e bir u denoncuan nga ish-bashkëshortja e këtij të fundit pasi shfrytëzonin djalin e tyre, 10-vjeçar për shikime në “TikTok”. Por sipas detajeve të reja rezulton se Armando është edhe tutor.

Në një video të publikuar nga JOQ, Kumaraku duket se filmon dy vajza të cilat tregojnë të pasmet në video për një klient që i ka gjetur Armando.

Personazhi i njohur TikTok-ut nëpërmjet parave që fitonte nga prostitucioni bënte një jetë luksoze si tutor.

44-vjeçari u pa i qeshur dje para kamerave kur po shoqërohej për në burg nga policia dhe përsëriti frazën e thënë nga ky i fundit edhe në përfundim të videos “Kaq muhabet nga Kumaraku”.