Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht është institucioni më i ri arsimor që ka hapur dyert për 420 nxënës. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, ka shpërndarë pamje nga ambientet e reja të shkollës.

Sipas Ramës, shkolla “Myrteza Sala” është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me standardet më të mira bashkëkohore për qindra nxënës dhe mësuesit e tyre.