Të surprizuar nga mikpritja e shqiptarëve dhe bukurive natyrore të vendit tonë, turisti hollandez shprehet: “Shqipëria nuk është sikundër portretizohet tek filmi”Taken”. Nuk kishim planifikuar asgjë e planifikuar për të vizituar Shqipërinë por vërtet rezultoi një zgjedhje fantastike.”
Vlora mbetet një destinacion i të huajve në këtë periudhe të vitit. Nuk janë vetëm bukuritë e qytetit por dhe interesi mbi historinë dhe arkeologjinë Shqiptare .
“Hera e parë që vij në Shqipëri, deri tani kemi vizituar Shkodrën, Beratin ndaluam në Vlorë, pasi kemi interes për historinë e këtij qyteti. Natyra është mrekulli me vete”, shprehet turistja nga Holanda.
“Për mua është hera e tretë që vij në Shqipëri dhe Vlora më pëlqen shumë. Kësaj radhe solla dhe shoqet. Më pëlqen jo vetëm bukuria e qytetit dhe historia, por dhe site arkeologjike që ndodhen këtu. Kam dëgjuar për luftën midis Cessarit dhe Pompeit që është zhvilluar në Orik, ndaj ndodhemi sot këtu”, tregon turistja nga Polonia.
Operatoret turistikë vlerësojnë se kërkesat që Vlora ka edhe gjatë dimrit tregojnë për një trend në rritje dhe më shumë turistë do të vijnë gjatë sezonit.