Nga Auron Tare
Shpesh kemi parë se si politikanë shqiptarë në forume botërore mburren me një ngjarje historike të Luftës së Dyte Botërore. Shpëtimin e hebrejve.
Ngjarjet e fundit e rreshtuan Politikën tonë në krahun e shtetit israelit duke mbrojtur qartësisht vlerat e popullit israelit.
Por ndërsa flasim dhe krenohemi nëpër forume ndërkombëtare mbi ndihmën që ju kemi dhënë Hebrejve, jo më larg se dy tre ditë të shkuara filluan punimet për rregullimin e Qendrës së Sarandës. Mund të them se nga eksperienca ime 30-të vjecare në kët ëqytet kam par shume rregullime të cilat shkulnin rregullimet e mëparshme dhe bënin të reja. Edhe këto rregullime nuk e prishën rregullin. JO më larg se punimet e 2018-së tani më po ri -rregullohen. Megjithatë nuk mund të flas për ktëo rri -rregullime mbi rri- rregullime. Dikush më lart e di më mirë se unë këtë punë.
E ndërsa qytetin po përpiqen ta bëjnë sa me të bukur dhe sa më të jetueshëm ( për turistët) me mbi rregullimet dhe shkuljen e kalldrëmit të 2018-së, buldozerë dhe cekicë po gërmojnë në Qëndrën historike të Qytetit Antik të Sarandës.
Sic mund ta shikoni qartësisht në këto video, cekici gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë.
Sic mund ta shikoni qartësisht në këto video, cekici gërmon jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike të shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Muret rrethuese të cilat deri në shpalljen e shtetit shqiptar, ishin ende në këmbë dhe të ruajtura për bukuri, i shkatërruan këto 100- e ca kusur vjet të pavarurit shqiptarë.
Por le të flasim për atë që e nisëm bisedën. Sinagoga Antike e Sarandës e zbuluar nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të. Në vitin 97 u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Vetë Nano, sipas dëshmise së tij, nuk e kishte menduar se një veprim i tillë kishte ngjallur një simpati dhe vlerësim nga shume qarqe hebraike të cilët e konsideruan këtë akt si një përgjegjshmëri të madhe ndaj Trashëgimise Kulturore Hebraike. Mund të shtoj se Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik n ëBallkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme hebraike në Ballkanin Romak. 8 vite te shkuara ekspedita shqiptaro-amerikane e kerkimeve nen ujore zbuloi jo larg Gjirit te Sarandes nje anije antike me amfora te prodhuara ne Jude Antike. E mbytur pak a shume ne te njejten periudhe si Sinagoga ky zbulim ka krijuar nje link historik te komunitetit hebraik ne Janine te cilet citojne nje nga legjendat e tyre se “jane pasardhes te lundertareve te mbytur te nje anije qe vinte nga Judea dhe furtuna e mbyti ne gjirin e Onchezmit Antik”
Me pastrimin e rrenojave nga Qeveria Nano, Universiteti Hebraik ne 2003, dergoi dy nga arkeologet e saj me te rendesishem te cilet sebashku me Dr. Etleva Nallbanin konfirmuan ne menyre shkencore se godina e zbuluar nga Dr. Kosta Lako ishte nje Tempull hebraik me mozaike te nje niveli te larte. Shume botime te kohes perfshire New York Times, Washington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan per kete zbulim te rendesishem ne Saranda.
Rrenojat e Sinagoges u reabilituan dhe muret rrethuese te qytetit romak shpetuan. Por gjithsesi zona e demtuar shume sillte gjithmone suprize dhe me cdo kove eskavatori qe zhytej ne toke nxirte mbishkrime, vare antike e plot objekte te tjera. Per kete arsye Republika e Shqiperise ka edhe nje ligj qe ndalon punime te cfare do lloj karakteri ne zonat me rendesis arkeologjike pa pranine e arkeologeve dhe pa nje vezhgim arkeologjik paraprak.
Nderkohe sic e shikoni ne video cekici vazhdon te germoje ngjitur me Sinagogen Hebraike te dyten per nga vjetersia ne Ballkan.
Saranda moderne ne fakt eshte nje nga vendbanimet me te hershme te Epirit Antik. I permendur si vendi ku Enea dhe ikanaket e tjere trojane ngriten nje Tempull per nder te babait te Eneas, Anchizmit, permendet nga ish Konsulli Romak Cicero ne shkrimet e tija. I rrethuar me mure te larta romako-bizantine deri ne 1849 ende ne kembe dhe me Kulla te larta pershkruar ne nje pejsazh te mrekullueshem te piktorit britanik Eduard Lear. Porte hyrese per te gjitha ngjarjet historike te 2 mije vjeteve ka perfunduar ne nje grusht rrangullash betoni. Beton I cili po derdhet pa kursim mbi rregullimet e rregullimeve te meparshme tec do administrate.