Pas humbjes me Inter në kampionat, skuadra e Juventus përgatitet për sfidën e radhës, në shtëpinë e saj kundër Udinese. Një ndeshje që duket delikate për bardhezinjtë, që do të kenë disa mungesa të rëndësishme.

Trajneri Massimiliano Allegri dhe stafi i tij vazhdojnë të monitorojnë kushtet e sulmuesve Federico Chiesa dhe Dushan Vlahovic, por ndjesitë janë kontradiktore.

Chiesa, që u rikthye në fushë pikërisht ndaj Inter, është stërvitur së bashku me shokët e tij. Ai është rikuperuar plotësisht nga goditja e pësuar në këmbën e djathtë, teksa doli duke çaluar nga fusha.

Ndërsa sulmuesi serb ka vijuar stërvitjen e diferencuar. Vlahovic ka ende probleme muskulare të pësuara në aduktor. Për pasojë, serbi mbetet në dyshim për ndeshjen e së hënës. Të paktën, trajneri Allegri do të gjejë sërish Milik, i cili do të kthehet pas skualifikimit.