Ish-presidenti Bamir Topi tha në Euronews Albania, se opozita e tanishme “po e lë pa fjalë”. Ai tha se “të punësuarit” e parlamentit do vijojnë të kenë të njëjtën histori.
Duke folur me tone të ashpra Topi tha se në personalitetin e deputetëve të opozitës janë dy linja “fyera dhe lëpirja”.
“Nuk janë burra, unë dëshiroj të ruaj veten nga këto përcaktime, por ata nuk janë burra. Ku është burrëria kur masakrohen në këtë mënyrë moralisht, dënohen në mënyrë konsegutive. ata degjenerohen në publik duke i sharë edhe një burrë normal që nuk merret me politik, nuk pranon fyerje të tilla, si mund të pranosh ti përfaqësues politik fyerje?
Në personalitetin e tyre janë dy linja, nga një anë është fyerja, nga ana tjetër është lëpirja. Kjo është shumë e rëndë. Ata do futen në parlament prapë dhe këtë histori do kenë. Ata kanë konsumuar edhe shantazhet politike, nuk bëjnë më.