Gjetjet e fundit të Barometrit tregojnë se qytetarët vazhdojnë të kenë besim të shtuar tek institucioni i Prokurorisë së Posaçme.
Ashtu si tre muaj më parë, SPAK renditet instutucioni i parë shqiptar me besim nga qytetarët dhe këtë herë i vendosur mes institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri.
Nga tre muaj më parë ku besimi tek SPAK mes qytetarëve ishte 26.16 % këtë herë ata që besojnë tek puna e SPAK janë 33.6% e të pyeturve nga Barometri.