Elisa Spiropali Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka takuar ditën e sotme Kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz Hil Curri. Spiropali ka vlerësuar bashkëpunimin me kryebashkiakun dhe cilësinë e shërbimeve.

STATUSI I SPIROPALIT:

📸FotoAlbumi i ditës në Fushë-Arrëz.
U prita së pari nga Kryetari i Bashkisë, Z.Hil Curri.
E çmoj qytetarinë dhe profesionalizmin e kryetarit Curri që ofron bashkëpunim institucional dhe njerëzor në funksion të mbarëvajtjes së punëve, shtimit të vëmendjes dhe rritjes së investimeve, në të mirë të banorëve të Fushë-Arrëzit pa dallim bindjesh politike.🤝
Në vijim vizitova disa institucione të qeverisjes qëndrore për të parë nga afër punën, cilësinë e shërbimit, si dhe përgjegjshmërinë ndaj trajtimit të ankesave e shqetësimeve të qytetarëve.
Më pas takimi me anëtarët e 🌹Partisë Socialiste.